Ballina Ekonomi

Anija shkollë “Palinuro”, ndalesë në Portin e Durrësit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Nga data 30 korrik deri më datë 2 gusht anija shkollë “Palinuro” e Marinës Ushtarake italiane do të kryejë një ndalesë në Portin e Durrësit.

Ambasada e Italisë në Shqipëri bëri të ditur se ankorimi në Durrës vjen pas përmbylljes së ndalesës në Lussinpiccolo në Kroaci dhe pjesëmarrjen e studentëve të vitit të 2-të të kursit për marshall në kategorinë e timonierëve të Shkollës së Nënoficerëve të Taranto-s.

Anija do të jetë e hapur për qytetarët, duke u dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të përjetuar një përvojë të paharrueshme në një prej perlave të marinës historike.

Ambasada italiane publikoi edhe orarin gjatë të cilit anija do të jetë e hapur për publikun:
e martë 30 korrik, prej orës 16.00 deri më 20.00; e mërkurë 31 korrik, prej orës 09.00 deri më 12.00 dhe prej orës 16.00 deri më 20.00; e enjte 1 gusht, prej orës 09.00 deri më 11.30.

Anija Palinuro, është anije shkollë për praktikën mësimore të studentëve italianë që ndjekin akademinë e marinës.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBIOLOGJI – Tetë javë dietë vegane ju rinon
Artikulli tjetërBM – Oferta e re e pagave për mjekët shihet si rregullim i marrëdhënieve me qeverinë