Ballina Bota

BIOLOGJI – Tetë javë dietë vegane ju rinon

MILANO, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Ndjekja e një diete vegane për tetë javë mund t’ju mbajë të rinj, pasi shoqërohet me një ulje të moshës biologjike të vlerësuar me një test të ADN-së, sipas një studimi klinik mbi 21 çifte binjakësh identikë.

Në studimin e kryer nga Universitetin ”Christopher Gardner Stanford”, vetëm një prej binjakëve në çdo çift duhej të ndiqte një dietë të gjithanshme për tetë javë – përfshirë  mish, një vezë dhe një porcion e gjysmë bulmet çdo ditë – dhe tjetra një dietë vegane për të njëjtën periudhë kohore.

Autorët hetuan ndikimet e dietës në nivelet e metilimit të ADN-së (një modifikim kimik fiziologjik i ADN-së që lidhet me moshën biologjike të një individi) duke analizuar mostrat e gjakut të mbledhura nga pjesëmarrësit në fillim të studimit, në javën e katërt dhe të tetë.

Në fund të studimit, autorët vunë re një rënie të moshës biologjike tek pjesëmarrësit që ndiqnin një dietë vegane, por jo tek ata që ndiqnin një dietë të gjithëngrënëse.

Ata gjithashtu vëzhguan mosha të reduktuara të zemrës, sistemit hormonal, mëlçisë dhe sistemeve inflamatore dhe metabolike te pjesëmarrësit që ndiqnin një dietë vegane./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGiusy Ferreri koncert për herë të tretë në Tiranë: Këngë të reja për publikun shqiptar
Artikulli tjetërAnija shkollë “Palinuro”, ndalesë në Portin e Durrësit