Ballina Aktualitet

Zgjedhjet në Himarë, KSHZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë” të përbërë nga 10 parti politike

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024.

Komisioneri vendosi regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” përfaqësuar nga Sali Berisha dhe do të ketë në përbërje 10 subjekte zgjedhore: Partia e Lirisë (PL); Partia Republikane (PR); Partia Demokristiane (PDK); Partia Balli Kombëtar (PBK); Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Fryma Re Demokratike (FRD); Partia Demokratike (PD); Partia Agrare Ambjentaliste (PAA); Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD); Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBD).

Në seancën e sotme publike Komisioneri plotësoi edhe vakancat e krijuara në 3 këshillat bashkiak:

Kështu kandidatja Alketa Bici nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Gramsh

Kandidati Zek Doda nga lista shumemërore Partisë së Gjelbër iu bashkua Këshillit të Bashkisë Lezhë.

Kandidati Qerem Çelpica nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Kavajë.

Gjithashtu, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie Himarë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAgim Bajko del në pension, Gonxhja: Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm
Artikulli tjetërZhupa: Koncesioni rrezikon Butrintin. Gonxhja: Qendra Botërore e Trashëgimisë na përshëndeti për punën