Ballina Flash

BQK transferon për herë të parë fitim në llogari të qeverisë

PRISHTINË, 21 korrik /ATSH/ Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se javën që shkoi, Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogari të qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet sipas tij në ligjin për Bankën Qendrore të Republikës.

“Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së”, ka shkruar ministri Murati në Facebook.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia Kufitare: 40 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Velipojë gjatë një jave
Artikulli tjetërBalla: Presim zbardhjen sa më parë të ngjarjes në Memaliaj, parandalohet një krim në Lezhë