Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/7/2024

HAGË (Holandë) – Publikimi i një opinioni këshillimor të ICJ-së për pasojat juridike të pushtimit të Territoreve Palestineze.

TAJPEI (Tajvan) – Konferencë për shtyp e ministrit të Jashtëm, Lin Chia-Lung.

MADRID (Spanjë) – Gruaja e kryeministrit thirret për t’u paraqitur para një gjyqtari hetues të Madridit si pjesë e një hetimi për korrupsion.

BOOM (Belgjikë) – Edicioni i 20-të i ”Tomorrowland”, festivali më i madh i muzikës elektronike në botë.

BEOGRAD (Serbi) – Nënshkrimi i një partneriteti midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë për furnizimin nga Beogradi të litiumit për bateritë e automobilave.

CARREGAL DO SAL (Portugali) – Përurimi i një muzeu kushtuar Aristides de Sousa Mendes, alias “Schindleri portugez”.

NAPALPI (Argjentinë) – 100-vjetori i masakrës së Napalpit, në të cilën u vranë 400 indigjenë në Argjentinën veriore.

MANAGUA (Nikaragua) – Festimet për të shënuar 45-vjetorin e revolucionit sandinist, që rrëzoi diktatorin Anastasio Somoza.

BUDAPEST (Hungari) – Auto – Kampionati Botëror i Formula 1 – Çmimi i Madh i Hungarisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 19 korrik
Artikulli tjetërTEL AVIV – AI akuzon Izraelin për arrestimin dhe torturimin e paligjshëm të palestinezëve