Ballina Bota

BM – Lammy: Do ta gjejmë gjuhën e përbashkët me JD Vance

LONDËR, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, beson se do të jetë në gjendje të gjejë gjuhën e përbashkët me zëvendëspresidentin e Donald Trump, edhe pasi ai e quajti Britaninë e Madhe një vend “islamik”.

Senatori i Ohajos, J.D. Vance, i cili u zgjodh si kandidati republikan për zëvendëspresident të hënën, kohët e fundit e quajti Britaninë nën qeverinë laburiste si vendin e parë “vërtet islamik” me një armë bërthamore.

“Më lejoni të them për JD Vance se e kam takuar atë në disa raste, ne ndajmë një sfond të ngjashëm të klasës punëtore me çështjet e varësisë në familjen tonë. Ne kemi shkruar libra për këtë. Ne kemi foli për të. Dhe ne të dy jemi të krishterë, kështu që mendoj se mund të gjej gjuhën e përbashkët me J.D. Vance”, theksoi Lammy.

Ai tha gjithashtu se mund të punojë me Trump, pavarësisht se më parë e quajti atë një “sociopat simpatizues neonazist”.

”Në një botë mes të rriturve, në interesin kombëtar të këtij vendi, padyshim, nëse populli amerikan zgjedh Donald Trumpin si president, ne do të punojmë sa më ngushtë me të dhe do të përpiqemi të ndikojmë tek ai aty ku nuk pajtohemi”, theksoi Lammy. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan foton: Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Starmer
Artikulli tjetërBM – Zelensky: Perëndimi të godasë raketat ruse, ashtu siç goditi ato iraniane