Ballina Aktualitet

Nikolla uron Metsola për rizgjedhjen Presidente e PE-së

Photo shooting of Roberta METSOLA, EP President

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola për rizgjedhjen në detyrë.

Nikolla shpreh bindjen se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian do të intensifikohet.

Po ashtu kryeparlamentarja u shpreh optimiste se Shqipëria do të avancojë shumë shpejt drejt anëtarësimit në BE.

“Urime Roberta Metsola për rizgjedhjen Presidente e Parlamentit Europian. Jam e bindur se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian do të intensifikohet dhe Shqipëria do të avancojë shumë shpejt drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Nikolla në mesazhin e urimit.

Parlamenti Evropian zgjodhi sot Roberta Metsola për një mandat tjetër si presidente, me 562 vota në favor të saj.

Votimi për të rizgjedhur Metsola për dy vjet e gjysmë të tjera u zhvillua në seancën e parë të mandatit të ri të legjislaturës së BE-së në selinë e parlamentit në qytetin lindor francez, Strasburg.

Kundërshtarja e saj Irene Montero, e propozuar nga grupi parlamentar i Majtë, mori vetëm 61 vota.

Metsola është gruaja e tretë që mban këtë detyrë. Presidentet e mëparshme gra të Parlamentit Evropian përfshijnë Nicole Fontaine të Francës dhe të mbijetuarën e Holokaustit Simone Veil. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ukraina vuan nga mungesa e energjisë mes temperaturave mbi 40 gradë Celsius
Artikulli tjetërSHBA, krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë