Ballina Ekonomi

Denaj: Përfundojnë punimet për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Devoll


TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë, dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kanë përfunduar punimet për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Devoll në Desarë.

Ministrja theksoi se ky është një investim i rëndësishëm që garanton mbrojtjen e 280 hektarëve tokë, të mbjella kryesisht me kultura frutore, duke rritur zhvillimin e ekonomive familjare që mbështeten në këto prodhime.

Prej vitesh tokat bujqësore në atë zonë po rrezikonin të shkatërrohen nga gërryerjet e lumenjve Osum dhe Devoll.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shërbimi Sekret rrit masat e sigurisë, pas sulmit ndaj Trump
Artikulli tjetërEkipi olimpik kosovar merr flamurin nga presidentja Osmani