Ballina Aktualitet

Balla: Njoftoni shërbimin zjarrfikës për çdo rast zjarri

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale u bën apel qytetarëve të njoftojnë shërbimin zjarrfikës për çdo rast zjarri që shohin.

Balla, duke ndarë pamje nga puna e zjarrfikësve në betejë më flakët, thekson se në këtë periudhë me temperature të larta, zjarret janë shumë të shpeshta.

“Të dashur qytetarë, në këto temperatura kaq të larta zjarret janë shumë të shpeshta, ju lutem njoftoni menjëherë Shërbimin Zjarrfikës”, nënvizon Balla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Lamtumirë kuajve, në Romë karrocat do të bëhen elektrike
Artikulli tjetërFOKUS – Pothuajse 2 000 fëmijë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit