Ballina Bota

BRUKSEL – KE: X shkel ligjet digjitale të BE-së

BRUKSEL, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Platforma e medias sociale X, në pronësi të Elon Musk, është në kundërshtim me ligjet digjitale të BE-së për shkak të mashtrimit të përdoruesve dhe dështimeve të transparencës, njoftoi Komisioni Evropian.

Komisioni tha se ”sistemi i verifikimit të X për përdoruesit, i njohur si sistemi blu i kontrollit, ishte i hapur për abuzim nga aktorë të motivuar keqdashës pasi çdokush mund të blejë statusin”.

”Më parë, sistemi i pikës blu përdorej për të nënkuptuar burime të besueshme informacioni”, theksoi në një deklaratë Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së Thierry Breton.

“Tani me X, pikëpamja jonë paraprake është se ata mashtrojnë përdoruesit. X tani ka të drejtën e mbrojtjes, por, nëse konfirmohet pikëpamja jonë, ne do të vendosim gjoba dhe do të kërkojmë ndryshime të rëndësishme tek platforma”, shtoi ai.

Sipas një grupi ligjesh të BE-së të quajtur Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA), platformat e medieve sociale me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë si X i nënshtrohen rregullave të gjera të moderimit të përmbajtjes./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzikë jashtë orarit të përcaktuar, procedohen administratorët e 2 lokaleve
Artikulli tjetërPublikohen rezultatet e regjistrimit, Kosova ka mbi 1.5 milionë banorë