Ballina Flash

Situata e sigurisë, Konjufca: Jemi të përgatitur për çdo sfidë, Kosova është e sigurt

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur sot edhe njëherë lidhur me deklaratën e tij dhënë ditë më parë që Serbia po trajnon grupe për ndonjë sulm të mundshëm në Kosovë.

Konjufca ka thënë se këtë nuk e ka bërë për t’i frikësuar qytetarët e Kosovës, por për t’iu treguar bashkësisë ndërkombëtare për aktivitetet serbe.

Sipas tij, Kosova është shumë e sigurt.

Kru i Kuvendit, duke i referuar deklaratave të ndërkombëtarëve tha se edhe ata e dinë që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Por, shtoi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më e gatshme për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide të sigurisë.

Sa i përket grupeve që kanë synim destabilizimin e Kosovës, Konjufca ka thënë se ekzistojnë dhe se të njëjtat janë të strehuara në Serbi, por sa i përket situatës brenda Kosovës gjithçka është në kontroll.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar edhe deklaratën e ndihmës Sekretarit, James O’Brien, i cili ka thënë se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër, duke thënë se kjo është ajo që janë munduar ta shpjegojnë gjithmonë.

Disa ditë më parë, Konjufca është shprehur se

Situata e sigurisë, Konjufca: Jemi të përgatitur për çfarëdo lloj sfide, Kosova është e sigurtë

Serbia duhet të shihet rrezik jo vetëm në Kosovë por për krejt stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇela takon kreun e Zyrës së KiE në Tiranë, në fokus siguria e gazetarëve
Artikulli tjetërZbatimi i bankingut të hapur, Ibrahimaj takim me përfaqësues nga Fintech