Ballina Aktualitet

Masakra e Srebrenicës, Hasani: Kurrë nuk e harrojmë

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përkujtoi sot masakrën e Srebrenicës, e cila shënoi një nga kapitujt më të errët të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani tha se “asnjëherë nuk e harrojmë masakrën e Srebrenicës, gjithmonë do ta kujtojmë”.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës.

Rreth 15 mijë burra dhe djem arritën të shpëtojnë, duke u fshehur në pyll, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga forcat ushtarake serbe.

Parlamenti Evropian e ka shpallur 11 korrikun datë të përkujtimit të masakrës më mizore që ka njohur Evropa pas Luftës II Botërore.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLibrat e Koliqit i dhurohen bibliotekës së qytetit të Shkodrës
Artikulli tjetërGjyqtarë dhe prokurorë nga SHBA takim me anëtarët e Gjykatës së Lartë