Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 9 korrik

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, më pas vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore të saj, ku priten reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Ndërsa në jug e kryesisht në juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era bëhet relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/36 Diell re
Kukës 19/35 Diell re shi
Lezhë 20/35 Diell re
Dibër 17/36 Diell re shi
Durrës 20/36 Diell re
Tiranë 23/36 Diell re shi
Elbasan 21/38 Diell re shi
Berat 19/38 Diell re shi
Vlorë 20/35 Diell re shi
Korçë 18/32 Diell re shi
Gjirokastër 16/38 Diell re shi
Sarandë 21/33 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani bisedon me O’Brien për dialogun dhe rolin e SHBA-së në të
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/7/2024