Ballina Flash

Rama: Hapen regjistrimet në arsimin e mesëm profesional

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Sot janë hapur regjistrimet në arsimin e mesëm profesional.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se këto regjistrime vijnë se, në një kohë kur qeveria ka vënë në lëvizje një plan të ri zhvillimi për arsimin profesional, që nga investimet e reja në infrastrukturën arsimore dhe konviktet për nxënësit e zonave rurale, deri tek partneritetet me shkollat më të mira profesionale në Zvicër, Gjermani e me radhë, me mbështetjen e qeverive të RFGJ, Zvicrës dhe Komisionit Europian.

“Prej 8 Korrikut shkollat e mesme të Arsimit Profesional në të gjithë vendin mirëpresin nxënësit e rinj, me një ofertë të larmishme, me mbi 22 Drejtime Profesionale, ku aktualisht studiojnë mbi 16,000 të rinj që kanë zgjedhur arsimin profesional”, nënvizoi Rama.

Regjistrimet mund të bëhen përmes E-Albania.

Të interesuarit duhet klikojnë tek aftesi.puna.gov.al për të mësuar më shumë dhe për t’u regjistruar sot.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjyqtarë dhe prokurorë amerikanë, vizitë 5 ditore në Shqipëri
Artikulli tjetërSHBA – Dy aksidente fatale, ”Boeing” shpallet fajtor për mashtrim