Ballina Flash

Eksperienca unike e rafting në Vjosë tërheq turistë të shumtë

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Të apasionuar pas sporteve ekstreme, turistë të shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të përjetuar eksperiencën unike të rafting.

Vjosa, perla e Europës gjendet vetëm 1 orë e 45 min nga Saranda dhe 45 min nga Gjirokastra.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bën me dije se nga brigjet e Vjosës çdo ditë grupe vizitorësh zbulojnë hiret e saj mes kulturës, sporteve në natyrë, traditës e historisë, teksa ndau foto të një grupi turistësh të huaj që po bëhen gati të sfidojnë dallgët e Vjosës së egër.

Turistët e aventurës përshkojnë me gomone lumin nga Përmeti deri në Këlcyrë me një gjatësi gati 20 km.

Rrjedha është e qetë në disa vende dhe e tërthortë e me dallgë në vende të tjera me thellësi më të madhe.

Turizmi i aventurës gërshetohet shumë mirë në Përmet me traditën, kulinarinë e mikëpritjen.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkuzohen për “shpërdorim detyre”, pezullohen dy efektivët e rrugores
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Do rikandidoj për Shtëpinë e Bardhë dhe do të mund Trump-in