Ballina Aktualitet

Begaj uron 4 korrikun: Shqipëria dhe SHBA, miqësi dhe partneritet

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot 4 korrikun, festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Begaj u shpreh në mesazh se Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike.

“Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime”, thekson Begaj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBizneset, njoftim me email për detyrimet e taksave vendore
Artikulli tjetërTubimi i nesërm i opozitës pranë Bashkisë së Tiranës, kufizime në qarkullim