Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/7/2024

ASTANA (Kazakistan) – Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

KUALA LUMPUR (Malajzi) – Pritet vendimi i Gjykatës së Lartë për aplikimin për shqyrtim gjyqësor të arrestit shtëpiak të ish-kryeministrit malajzian Najib Razak.

JAPONI – Priten disa verdikte në gjyqet për sterilizimin e detyruar.

PARIS (Francë) – Seanca për të përcaktuar nëse Jean-Marie Le Pen është i përshtatshëm për të marrë pjesë në gjyqin për përvetësim të fondeve publike evropiane të planifikuar për këtë vjeshtë.

MINSK (Bjellorusi) – Takimi i ministrave të Mbrojtjes të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.

SAINT-PAUL-LÈS-DURANCE (Francë) – Konferencë për shtyp mbi udhërrëfyesin e ri për reaktorin eksperimental ndërkombëtar të shkrirjes bërthamore ITER.

MOSKË (Rusi) – Seanca gjyqësore për pediatren Nadejda Bouianova e akuzuar se ka dhënë “informacion të rremë” për ushtrinë ruse.

DIANI (Kenia) – Konferenca e Afrikës ”BlueInvest”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 3 korrik 2024
Artikulli tjetër“National Geographic”: Pesë arsyet pse Shqipëria duhet të jetë arratisja juaj mesdhetare e radhës