Ballina Flash

Zbulohet altari romak në Kalanë e Vuçakut në Kosovë

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndau një album fotografik nga një ekspeditë arkeologjike në Drenas.

Kurti flet për një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm që vjen vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Gjatë hulumtimit u gjet altari romak i cili i takon gjysmës së parë të shek.III, pas Krishtit, i ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr). Kalaja e Vuçakut ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.

“Zbulimi formëson edhe më tej historinë, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, shkruan Kurti në rrjetet sociale duke falënderuar ekipin e ekspertëve, të përbërë nga arkeologët Shafi Gashi dhe Sali Islami dhe skicografin Arbnor Morina, për punën e tyre të kujdesshme dhe për kontributin e tyre të çmueshëm.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD kërkon në Prokurori verifikimin e figurës së kryebashkiakut Tonin Marinaj
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e Kadaresë, e mërkura ditë zie shtetërore në Kosovë