Ballina Aktualitet

Basha takim me Kunze: Mirënjohës për bashkëpunimin me CDU

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha takoi sot drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer dr. Thomas Kunze.

Sipas një njoftimi për mediet, Basha i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fondacionit dhe vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai më tej shkruan se partneriteti me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi për të përmbushur detyrimet për integrimin europian.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLikuidim i pagave për 127 punonjës të Kombinatit Mekanik të Poliçanit
Artikulli tjetërDelegacioni i BE: Zë i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë