Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 28 qershor 2024

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare hera-herës deri dhe të dendura në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites. Në relievet malore dhe ato kodrinore përreth tyre në orët e mesditës dhe pasdites reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive 12-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/32 Diell
Kukës 16/29 Diell re shi
Lezhë 21/31 Diell
Dibër 15/28 Diell re shi
Durrës 20/30 Diell
Tiranë 21/30 Diell re
Elbasan 18/31 Diell re
Berat 17/33 Diell re
Vlorë 19/31 Diell
Korcë 14/27 Diell re shi
Gjirokastër 15/29 Diell re
Sarandë 18/30 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Mijëra protestues kundër Netanyahut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/6/2024