Ballina Bota

IZRAEL – Mijëra protestues kundër Netanyahut

TEL AVIV, 27 qershor /ATSH-DPA/- Rreth 2 000 njerëz demonstruan jashtë vilës private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare afër Tel Aviv sot në mbrëmje, raportoi portali i lajmeve ynetnews.com.

Ata thuhet se kërkonin lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga lëvizja islamike palestineze Hamas dhe dorëheqjen e Netanyahut.

Demonstruesit u cituan duke brohoritur slogane të tilla si “Sa gjak do të derdhet para se të shkoni” dhe “Sillni pengjet tani!”

Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste në Rripin e Gazës sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Negociatat indirekte për lirimin e rreth 100 pengjeve të gjallë, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, aktualisht janë bllokuar.

Kritikët akuzojnë Netanyahun se në të vërtetë ai nuk kërkon një marrëveshje pengjesh për të shmangur tjetërsimin e partnerëve ultra-fetarë dhe të krahut të djathtë në koalicionin e tij.

Protestat kundër Netanyahut janë intensifikuar javët e fundit.

Demonstratat më të fuqishme po zhvillohen në metropolin bregdetar të Tel Avivit.

Megjithatë, vila private e Netanyahut në resortin bregdetar të Cezaresë, 50 kilometra në veri të Tel Avivit, është gjithashtu vazhdimisht skena e protestave kundër kreut të qeverisë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKapen kamerat spiunuese në veri, Sveçla: Koha e kontrollit ka marrë fund
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 28 qershor 2024