Ballina Ekonomi

Rama: Thumanë-Kashar hapet në 30 qershor, autostradë e kategorisë A

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Autostrada e kategorisë A të Bashkimit Europian, Thumanë-Kashar do të hapet të dielën 30 qershor në orën 19:00 për qarkullimin e automjeteve.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale pamje të këtij aksi të rëndësishëm, i cili është njëkohësisht edhe loti i parë i Korridorit Blu.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.

Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Gallant: Hamasi të pranojë marrëveshjen e Biden ose do të ketë pasoja
Artikulli tjetërITALI – Meloni kritikon marrëveshjen për postet kryesore të BE-së përpara samitit të Brukselit