TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Nga 1 korriku rreth 135 mijë punonjës të administratës përfitojnë rritje page.
Vendimi i qeverisë, miratuar në mbledhjen e sotme çon pagën mesatare në sektorin publik në 105 mijë lekë.
Kosto e përllogaritur është afro 11 miliardë lekë për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe kosto totale buxhetore afro 40 miliardë lekë.
Pagat sipas sektorëve të deklaruara nga komunikimi i ministrave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave:
Ushtria
-Për ushtarin bazë, me rritjen e sotme paga e tij shkon në 71 mijë lekë
-Rreshteri, 80 mijë lekë
-Majori, 107 mijë lekë
-Koloneli, 158 mijë e 500 lekë
-Gjenerali, 190 mijë lekë.
-Të gjitha këtyre pagave u shtohet një trajtim ushqimor, prej 16 mijë lekësh
Zjarrfikësit
-Asistent zjarri (grada më e ulët) 60 mijë lekë
-Zjarrfikës 65 mijë lekë
-Kryezjarrfikës 70 mijë lekë
-Kryeinspektor zjarrfikës 85 mijë lekë
-Inspektor zjarrfikës 75 mijë lekë
-Komisar zjarrfikës 105 mijë lekë
-Drejtues zjarrfikës 155 mijë lekë
-Drejtues i parë zjarrfikës 140 mijë lekë
-Drejtues i lartë zjarrfikës 160 mijë lekë
Sistemi arsimor
-Paga e mësuesit në arsimin e mesëm të lartë që ka kualifikimin dhe që ka vjetërsi mbi 15 vite pune eksperiencë do shkojë 98 500 lekë.
-Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75 800 në 96 000 lekë.
-Mësuesit e ciklit fillor me mbi 15 vite eksperiencë nga 72 mijë lekë paga shkon në 95 200 lekë.
-Punonjësit e shërbimit psiko-social, paga mesatare shkon 910 lekër.
-Paga mesatare për oficerët e sigurisë 800 mijë lekë.
Sistemi shëndetësor
-Mjekët e përgjithshëm rritje me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese.
-Infermierët rritje me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese.
-Përfitojnë edhe punonjësit e administratës së sistemit shëndetësor, 15 deri në 20 % të pagës së tyre aktuale.
Sektori i burgjeve
-Rritje e pagave nga 13 deri në 27 %.
-Rritje nga 6 mijë Lekë, deri në 33 mijë e 600 Lekë e përshkallëzuar sipas gradave.
-Aspirantët, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve dhe do paguhen me 80 % të pagave të inspektorit.























