Ballina Ekonomi

Tarifat e reja të ujit, ERRU seancë dëgjimore në Korçë

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Një grup pune nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) morën pjesë sot në tre seanca dëgjimore me konsumatorët e qyteteve Maliq, Pustec e Devoll, të organizuara nga Shoqëria Rajonale UK Korçë në lidhje me propozimin që pritet të dorëzojë pranë ERRU për ndryshim të nivelit tarifor për shërbimet ujësjellës kanalizime.

Në praninë e përfaqësuesve nga pushteti lokal dhe konsumatorëve, kryesisht familjarë, drejtorja tregtare pranë Ujësjellës Kanalizime, Korçë, Frosela Filo prezantoi nivelin e ri të tarifave.

Sipas saj, ky nivel tarifor erdhi si një domosdoshmëri me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit që ju ofrohet konsumatorëve, për të përmirësuar treguesit e performancës së shoqërisë dhe arritjen e objektivave që kanë vendosur për t’i realizuar në të ardhmen e afërt.

Zhvillimi i seancës dëgjimore me publikun është një ndër kushtet kryesore që duhet të përmbushin shoqëritë përpara se të paraqesin propozimin me nivelin e ri tarifor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Gjermania ofron 19 milionë euro të tjera si ndihmë humanitare për Gazën
Artikulli tjetërNis “Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë”, do të shfaqen rreth 50 filma nga Ballkani