Ballina Bota

SHBA – Zyrtarët amerikanë: Vetëm 50 pengje ende gjallë, 66 të tjerë mund të kenë vdekur

TIRANË, 20 qershor /ATSH/- Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se nga 116 pengjet që besohet se mbahen nga Hamasi në Gazë, vetëm 50 janë ende gjallë, sipas “Wall Street Journal”.

Vlerësimi, i bazuar në të dhënat e shërbimeve sekrete izraelite dhe amerikane, e vendos numrin e pengjeve të vdekur në 66, një numër shumë më i lartë se sa ka konfirmuar publikisht Izraeli.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit- IDF konfirmuan vdekjen e 41 pengjeve ende në robëri, bazuar në të dhënat e shërbimeve sekrete dhe gjetjet e marra nga trupat ushtarake që veprojnë në Gazë.

Kreu i ekipit mjekësor për Forumin e Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, Hagai Levine tha se ka arsye të forta për të qenë “jashtëzakonisht të shqetësuar”.

“Duket sikur çdo javë po vdesin më shumë pengje”, tha ai.

Zyra e Kryeministrit izraelit ashtu edhe IDF-ja nuk pranuan të komentojnë mbi vlerësimin. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Revansh i ligjit kundër grupeve kriminale
Artikulli tjetërJava e Kulturës Braziliane, Karnavale në Lungomare