Ballina Flash

Provimet e Maturës Shtetërore, sot testimi në Matematikë

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Provimit të Matematikës do t’i nënshtrohen sot rreth 28 mijë maturantë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i uroi sot suksese të gjithë maturantëve për provimin e Matematikës.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Janë rreth 144 qendra provimi që do të administrohen nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët janë angazhuar për të administruar, për të monitoruar procesin e Maturës Shtetërore.

Provimet do të zhvillohen edhe në qendra me hapësira të mëdha siç janë palestra, korridore, ku 70% e mjediseve do të monitorohen nga kamerat për të siguruar dhe për të pasur një proces administrimi sa më transparent.

Provimi i gjuhës së huaj u zhvillua më 3 qershor, më 10 qershor ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërsa më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.

Provimet e maturës nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakELLE: Shqipëria – një perlë e turizmit evropian në zhvillim
Artikulli tjetërRama: Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë, për të pestin vit në liqenin e Shkodrës