Ballina Bota

MOSKË – Putin vlerëson mbështetjen e Koresë së Veriut për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

MOSKË, 18 qershor /ATSH-DPA/- Përpara vizitës së tij sot në Korenë e Veriut, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi Phenianin për mbështetjen e tij në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Putin vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Koresë së Veriut për operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke përdorur formulimin e Kremlinit për t’iu referuar luftës, në një letër të botuar në gazetën zyrtare të Phenianit Rodong Sinmun.

Udhëheqësi rus falënderoi gjithashtu Korenë e Veriut për solidaritetin e saj në çështje të rëndësishme ndërkombëtare, duke shtuar se ajo ishte “e përkushtuar dhe e të njëjtit mendim” dhe e gatshme për të kundërshtuar aspiratën e Perëndimit për të frenuar vendosjen e një rendi botëror shumëpolar.

Sipas Putinit, të dy vendet kanë plane për të bashkëpunuar në ndërtimin e një arkitekture sigurie në Euroazi, kundër sanksioneve perëndimore dhe krijimin e sistemeve të pavarura të transaksioneve. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMemorandumi i Parisit: Anijet shqiptare dalin nga lista e zezë, pa risk të lartë lundrimor
Artikulli tjetërHasani: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, thelbësor për stabilitetin e Evropës