Ballina Bota

FOKUS – UNHCR: 1,5% e popullsisë së botës është zhvendosur si pasojë e konflikteve

NJU JORK, 13 qershor /ATSH-DPA/ –  Më shumë njerëz se kurrë u zhvendosën me forcë në mbarë botën muajin e kaluar për shkak të luftës, konfliktit, dhunës dhe persekutimit, sipas një raporti të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

”Në muajin maj, 120 milionë njerëz u zhvendosën globalisht, gati 10% më shumë se një vit më parë dhe që përfaqësojnë rreth 1,5% të popullsisë së botës”, theksoi UNHCR.

Sipas agjencisë, më shumë se dy të tretat e refugjatëve janë të zhvendosur brenda vendit.

Dy të tretat e atyre që kanë ikur jashtë vendit mbeten në vendet fqinje, në kushte shpesh të vështira, me shpresën për t’u kthyer shpejt në vendet e tyre.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania ishin destinacionet kryesore për ata që kërkonin mbrojtje afatgjatë, me Gjermaninë që mori numrin e dytë më të lartë të kërkesave për azil pas SHBA-së./    /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – 1 000 ditë pas ndalimit, UNICEF-i u kërkon talebanëve që të lënë vajzat të studiojnë
Artikulli tjetërBegaj vizitë zyrtare në Shkup, merr pjesë në Samitin e SEECP