Ballina Bota

TALIN – Estonia i dërgon Kievit sisteme të mbrojtjes ajrore

TALIN, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Estonia do t’i dhurojë Ukrainës sistemet e raketave ”Mistral” dhe raketat me rreze të shkurtër, bëri të ditur sot Ministria estoneze e Mbrojtjes.

“Ukraina ka nevojë urgjente për mjetet e mbrojtjes ajrore për të zmbrapsur agresionin e vazhdueshëm brutal të Rusisë dhe është në interesin e drejtpërdrejtë të sigurisë së Estonisë që të kontribuojë në këtë përpjekje së bashku me aleatët tanë”, theksoi ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur.

“Ne kemi krijuar një paketë ndihme duke u përpjekur të maksimizojmë përfitimet për Ukrainën pa kompromentuar rezervat e forcave tona të armatosura”, shtoi ai./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Çlirimit, Rohde: Gjermania është dhe do të mbetet ndër aleatët më të afërt të Kosovës
Artikulli tjetërNdalohet 47-vjeçarja në Rinas, iu sekuestruan 36 000 paund të padeklaruara