Ballina Flash

TKOB me shfaqje në Durrës e Tiranë për mbretin e pop-it, Michael Jackson

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në prag të koncertit “Michael Jackson: Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it”, Teatri Kombëtar i Operas e Baletit po bën përgatitjet e fundit për këtë shfaqje që sipas tij, do të jetë e jashtëzakonshme.

Koncertit të datës 13 qershor, në sheshin “Rezistenca”, Durrës, i paraprijnë 2 ditë me prova për koncertin vokal-simfonik.

Pas dy koncerteve që korrën sukses të jashtëzakonshëm në TKOB, “Queen: Show must go on” dhe “Paganini in Jazz”, kompozitori dhe dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli, vjen sërish në Tiranë dhe në Durrës për të sjellë një tjetër ikonë të muzikës botërore: Michael Jackson.

Hitet nga “Thriller”, “Beat it”, “Heal the World” e deri te “Billie Jean” do të ngrenë peshë zemrat e publikut, të interpretuara nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e maestros Roberto Molinelli dhe vokalistëve Clarissa Vichi e Mattia Sciascia.

Artdashësit mund ta ndjekin këtë koncert edhe në Tiranë, më 14 qershor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj vizitë në Kosovë me rastin e Ditës së Çlirimit
Artikulli tjetërEURO 2024, Ajeti: Në futboll mund të ndodhë gjithçka, ne duhet të japim maksimumin