Ballina Aktualitet

Begaj vizitë në Kosovë me rastin e Ditës së Çlirimit

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit.

Kreu i Shtetit është i ftuar nga tre autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës: Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Presidenti i Republikës do të ketë takime të veçanta me secilin prej tyre.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne që do të mbahet të mërkurën, më 12 qershor, për 25-vjetorin e Çlirimit.

Më pas, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të jetë i pranishëm në Parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që do të zhvillohet në nder të Ditës së Çlirimit si edhe në pritjen shtetërore që organizohet me këtë rast.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni për Sterilizimin dhe Check-Up, Vokshi: Thirrja e dëshmitarëve në mbledhjen tjetër
Artikulli tjetërTKOB me shfaqje në Durrës e Tiranë për mbretin e pop-it, Michael Jackson