Ballina Bota

ZVICËR – 40 liderë botërorë në samitin e paqes për Ukrainën

ZYRIH, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Rreth 40 liderë botërorë pritet  të marrin pjesë në një konferencë paqeje për Ukrainën, që do të mbahet në një mal piktoresk zviceran fundjavën e ardhshme.

Qeveria zvicerane tha se ishin ftuar gjithsej rreth 160 presidentë dhe kryeministra.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera.

Qeveria neutrale zvicerane e paraqet samitin si një “konferencë paqeje”.

Por, nuk parashikohet asnjë marrëveshje mes palëve në konflikt, edhe për shkak se Rusia nuk është e përfshirë.

Kina, së bashku me vendet e tjera me lidhje të ngushta me Moskën, po qëndrojnë gjithashtu larg.

Kremlini e hodhi poshtë takimin si një ngjarje propagandistike perëndimore.

Megjithatë, diplomatët dhe qeveria zvicerane besojnë se kjo mund të shërbejë si një prelud për bisedimet e mëtejshme që mund të përfshijnë Rusinë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tempulli”, Balla: Çdo ditë rezultate të mirëpritura në favor të shëndetit të të rinjve
Artikulli tjetërHasani me qytetarë shqiptarë në Suedi: Së shpejti, lehtësi konsullore online