Ballina Flash

Miqësorja me Lihtenshtajnin, lista e U-21 pëson ndryshime

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Shqipëria U-21 do të luajë nesër në stadiumin “Niko Dovana” miqësoren me Lihtenshtajnin në orën 19:00.

Kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet e fundit përsa i përket takimit miqësor, teksa trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Stiven Shpendi, Leandro Frroku dhe Behar Ismaili nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Alban Bushi në këtë sfidë.

Shpendi dhe Frroku janë larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike ndërsa Ismaili për arsye personale. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë, të gatshëm për të dhënë kontributin në takimin miqësor me Lihtenshtajnin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis Festivali DEA OPEN AIR, Topi: Hapësirë për bashkëpunim ndërkombëtar në kinematografi
Artikulli tjetërSpiropali: PS vijon punën në Kuvend, pavarësisht tekave të opozitës