Ballina Bota

TEL AVIV – Netanyahu i kërkon Gantz të mos largohet nga qeveria

TEL AVIV, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri Benyamin Netanyahu i kërkoi bashkqeverisësit të tij Benny Gantz të mos largohej nga qeveria e emergjencës kombëtare të Izraelit.

“Të mos heqim dorë nga uniteti, edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë përgjegjësi”, ishte apeli i kryeministrit në plataformën X.

Udhëheqësi i qendrës do të mbante një konferencë shtypi për të njoftuar dorëheqjen e tij, në mosmarrëveshje me linjën e kryeministrit për luftën dhe të ardhmen politike të Rripit.

Gantz, pas bastisjes së ushtrisë që çoi në lirimin e 4 pengjeve, më pas anuloi takimin.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Europa në ditën e fundit të zgjedhjeve, kush pritet të dominojë?
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga atmosfera e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve në Korçë