Ballina Bota

BRUKSEL – Zgjedhjet e BE-së, qendrat e votimit hapen sot në Sllovaki, Maltë dhe Letoni

BRUKSEL, 8 qershor /ATSH-ANSA/- Sllovakia, Malta dhe Letonia: përveç Italisë, këto janë tre vendet e BE-së në të cilat hapen sot qendrat e votimit për zgjedhjet e Bashkimit Evropian.

Në Republikën Çeke, sot është dita e dytë dhe e fundit e votimeve.

Në Sllovaki votohet në emër të kryeministrit Robert Fico, i cili u plagos rëndë në një atentat në maj.

Partia e tij, “Smer”, mund të rifitojë suksesin e politikave të fundit duke konfirmuar një shumicë populiste, anti-evropiane, të prirur për mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe sanksionet anti-ruse.

Dhe sulmi ndaj Ficos, sipas anketuesve, ka shumëfishuar shanset e partisë së tij për fitore.

Kundërshtari kryesor mbetet lëvizja progresive, pro-evropiane dhe liberale e Sllovakisë, e cila është pjesë e grupit “Renew” në Komisionin Evropian dhe ka si udhëheqës Michael Simecka.

Sllovakia ka të drejtën e 15 vendeve në KE.

Në Maltë, e cila ka të drejtën e 6 mandateve në Strasburg, kandidon presidentja në largim e KE-së, Roberta Metsola, por në vendin e saj është në opozitë me partinë nacionaliste (anëtare e EPP).

Qeveria, në fakt, është në duart e Partisë Laburiste të kryeministrit Robert Abela.

Partia, megjithatë, mund të vuajë pasojat e hetimit të korrupsionit që së fundmi implikoi zëvendëskryeministrin Chris Fearne, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen.

Malta është një nga 4 vendet e BE-së ku mund të votojnë edhe mbi 16 vjeç.

Së fundi, në Letoni, zgjedhjet shënohen nga lufta në Ukrainën fqinje.

Partia qeverisëse, “Uniteti i Ri”, ulet në radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe ka ndër kandidatët e saj nënkryetarin e Komisionit të BE-së përgjegjëse për Çështjet Ekonomike Valdis Dombrovskis.

Letonia, ashtu si Estonia, karakterizohet nga çështja e minoritetit rus, të cilit qeveria nuk i ka dhënë të drejtën e votës përveç zgjedhjeve lokale.

Kjo përbën 9% e popullsisë, e barabartë me rreth 175 mijë njerëz.

Letonia ka të drejtën e 9 vendeve në KE. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shtigjet e Shkallnurit, anë tjetër e potencialit turistik të Durrësit
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz: Lirimi i pengjeve izraelitë, shenjë e rëndësishme shprese