Ballina Aktualitet

Begaj pret kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran.

Presidenti Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-së ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen se një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Michel Tarran, diplomat karriere francez, mori detyrën si kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak33-vjetori i themelimit të PS-së, Veliaj: 5000 anëtarë të rinj, garanci për një forcë që ka të ardhme
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Datat më të rëndësishme të konfliktit izraelito-palestinez