Ballina Ekonomi

Lehtësohen procedurat e ndërtimit për objekte bujqësore, Denaj shpjegon risitë e vendimit

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Qeveria ka rritur mbështetjen e fermerëve për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me serra, si një potencial i madh në prodhimin bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh se, falë mbështetjes synohet më shumë sipërfaqe për aktivitetin bujqësor dhe blegtoral për fermerët dhe bujqit.

Denaj bëri të ditur se, “miratuam të mërkurën VKM nr.283/2015, e cila përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në tokë bujqësore”.

Denaj sqaroi se u zhbllokua një proces që ndikon direkt në punën e fermerëve dhe blegtorëve, nëpërmjet lehtësimit të procedurave të ndërtimit në zonat rurale – për objekte bujqësore; zvogëlimit të kritereve të distancave për ndërtimin e stallave; rritjes së sipërfaqes së tokës për serra nga 70% në 90% dhe rritjes së vëllimit të magazinimit dhe ruajtjes së prodhimit bujqësor.

Ministrja tha se, me lehtësitë e ofruara, fermerët për të njëjtin investim do të përfitohet më shumë hapësirë për aktivitet bujqësor e blegtoral, më shumë prodhim dhe mundësi të rritjes ekonomike në vlerë eksporti.

“Ky është vizioni ynë dhe kjo është puna jonë për bujqësinë e të ardhmes”, u shpreh Denaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Holanda nis zgjedhjet katërditore të Bashkimit Evropian
Artikulli tjetërBerisha jashtë grupit parlamentar të PD-së, tensione në seancën plenare të Kuvendit