FRANKFURT, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ulur normat bazë të interesit me një çerek pikë përqindje, pas një sërë rritjesh për të mbajtur nën kontroll inflacionin e lartë.
”BQE uli normën e saj të depozitave me 0,25 pikë përqindje në 3,75 për qind, pas gati nëntë muajsh në nivele rekord”, njoftoi ajo nga selia e saj, Frankfurt.
Ajo njoftoi gjithashtu një ulje të normës së rifinancimit me 0,25 pikë përqindjeje në 4,25%.
Veprimi i BQE-së i jep fund një cikli të rritjes së normave që filloi në korrik 2022.
Normat e ulëta të interesit janë një lajm i mirë për huamarrësit, pasi ato e bëjnë huamarrjen më të favorshme.
Kursimtarët, nga ana tjetër, ka të ngjarë të marrin më pak interes në llogaritë e tyre.
Duke qenë se vendimi i bankës qendrore ishte i pritshëm, shumë institucione financiare tashmë i kanë përshtatur kushtet./ /os/






















