Ballina Flash

Rama: Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas intervistës së transmetuar mbrëmë nga emisioni “Report” i televizionit RAI 3.

Rama u shpreh sot se, Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje!”, theksoi Rama në një reagim në platformën X.

“Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush”, u shpreh më tej kryeministri Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami i PD për politikën e jashtme, Basha: Integrim në BE, liberalizim i vizave me SHBA
Artikulli tjetërSpiropali: Investigimi i RAI 3 është prodhim vendas, baltë mbi Shqipërinë