Ballina Flash

Rama: Rai Uno emision për promovimin e bukurive natyrore

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot emisionin që televizioni italian Rai Uno i ka kushtuar bukurive natyrore të vendit tonë.

“Media kryesore italiane Rai Uno ka udhëtuar me emisionin e njohur “Linea Verde” në Dukagjinin e mikpritjes, Shkodrën e kulturës dhe në Lezhën e Fishtës për të promovuar bukuritë dhe vlerat e padiskutueshme të trojeve shqiptare”, shprehet Rama.

“Emisioni “Linea Verde” prej 40 vitesh transmetohet në RAI. Ai ka në fokus zhvillimin e agroturizmit dhe promovimin e bukurive natyrore, jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj, ku këtë herë e përzgjedhura ka qenë Shqipëria”, thekson më tej Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Neonazisti i ”Agimit të artë”, Michaloliakos rikthehet në burg
Artikulli tjetërMiqësorja me Lihtenshtajnin, stafi teknik lë pushim 5 nga lojtarët e grumbulluar