Ballina Flash

PE, letër Serbisë për shqiptarët e Luginës

PRISHTINË, 31 maj/ATSH/ Parlamenti Evropian i ka dërguar sot letër Qeverisë së Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe implementojë marrëveshjet e nënshkruara qe nga Marrëveshja e Konçulit 2001, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

 

Në letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’ dhe qasjen e kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

PE ka renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mos diskriminim për shqiptarët, duke thënë se mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Kamberi me këtë rast ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për mbështetjen në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka përfunduar Kamberi. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska: Ushtria ruse ka pushtuar 28 qytete dhe fshatra ukrainase në maj
Artikulli tjetër1 Qershori ditë pa makina në Tiranë, ndryshon qarkullimi i automjeteve