Ballina Flash

Nisma “Policimi në komunitet”, Balla: Nxënësit kujdesen për zbatimin e rregullave të qarkullimit

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Në kuadër të nismës “Policimi në komunitet”, nxënësit e shkollës shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” së bashku me punonjësit e Komisariatit Nr. 1 u kujdesën sot për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kryeqytet.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se kjo nismë në ditët në vijim do të shtrihet në të gjitha komisariatet e Tiranës.

Kjo nismë synon përmirësimin e sistemit të kontrollit rrugor, duke synuar krijimin e një kulture të re në qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve dhe sidomos në menaxhimin e sigurisë rrugore.

Policimi në komunitet nënkupton ndërtimin e një marrëdhënieje besimi ndërmjet policisë dhe njerëzve. Përmirësimi i sigurisë dhe cilësisë së jetës për të gjithë, ndodh kur të gjitha segmentet e shoqërisë bashkëpunojnë për të parandaluar dhe luftuar krimin.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLoti 4 i Unazës së Madhe, Rama: Realizohen rreth 60% e punimeve
Artikulli tjetërBregu dhe Mogherini nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës