Ballina Flash

Publikohet logoja e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës

PRISHTINË, 30 maj /ATSH/ Kosova shënon më 12 qershor, një nga ditët më me rëndësi për historinë e saj, 25-vjetorin e Çlirimit.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, logon e 25-vjetorit të çlirimit.

Kurti shpjegon se logoja, e frymëzuar nga historia dhe kultura, është krijuar mbi motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern.

Sipas tij, logoja është “frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKualifikueset e “Euro 2025” për vajza, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Zvicër – Hungari
Artikulli tjetërBasha: Lufta ndaj korrupsionit vetëm duke mbështetur SPAK