Ballina Flash

Java e Kulturës Italiane, Rama: Ia vlen të përjetohet në çdo grimcë

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor, në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh kulturore e sportive.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi aktivitetet që do të organizohen në kuadër të kësaj jave duke nisur nga koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera.

“Të gjitha aktivitetet që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ia vlen të përjetohet në çdo grimcë”, u shpreh Rama.

Java Kulturore Italiane do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit.

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisën më datën 2 maj, me javën kushtuar Bashkimit Evropian, vijuan me Javën Kulturore Franceze e Javën Kulturore Greke.

Ato do të mbyllen në fund të nëntorit me Javën Kulturore të Kosovës, që ashtu si edhe në edicionet e tjera, përkon me javën e festës kombëtare. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Partia e Gantz paraqet projektligjin për shpërndarjen e Parlamentit
Artikulli tjetërODESË – Pistorius njofton paketën e re të armëve për Ukrainën me vlerë 500 milionë euro