Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 28 maj 2024

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh të cilat do të jenë më tepër të pranishme pas orëve të pasdites. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/26 Re shi diell
Kukës 9/23 Re shi diell
Lezhë 13/26 Re shi diell
Dibër 7/21 Re shi diell
Durrës 14/25 Re shi diell
Tiranë 13/26 Re shi diell
Elbasan 12/26 Re shi diell
Berat 12/26 Re shi diell
Vlorë 13/24 Re shi diell
Korçë 7/20 Re shi diell
Gjirokastër 8/25 Re shi diell
Sarandë 13/24 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli Ndërfetar, kundër projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/5/2024