Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/5/2024

PARIS (Francë) – Raporti i OECD-së mbi financimin e klimës, i ofruar dhe i mobilizuar nga vendet e zhvilluara nga 2013 deri në 2022.

LONDËR (MB) – ”Amnesty International” publikon raportin vjetor mbi dënimin me vdekje.

BANGKOK (Tajlandë) – Prokurori i përgjithshëm vendos për ndjekjet e mundshme kundër ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra për fyerje mbretërore.

PEKIN (Kinë) – FMN raporton mbi vlerësimin vjetor të ekonomisë kineze.

SHANGAI (Kinë) – Shanghai Airexpo.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e ministrit palestinez të Shëndetësisë.

MOSKË (Rusi) – Gjyqi i Apelit i opozitarit nacionalist Strelkov (i mbyllur për publikun).

ATHINË (Greqi) – Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza.

NJU JORK – Seanca procedurale përpara rigjykimit të Harvey Weinstein për sulm seksual.

MARAKESH (Marok) – Ekspozita e teknologjisë GITEX Africa.

MEKSIKO SITI – Takimi përmbyllës i fushatës së kandidates presidenciale Claudia Sheinbaum./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 28 maj 2024
Artikulli tjetërRAFAH – Dhjetëra të vrarë pas sulmeve të reja izraelite