Ballina Flash

Bashkia Vlorë dhe ajo e Milanos, ura të reja bashkëpunimi për projekte publike

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Bashkia Vlorë dhe ajo e Milanos, Itali, synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e projekteve publike.

Kryetar i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha me ftesë të kryebashkiakut, Giuseppe Sala, zhvilloi një vizitë pune në Milano, ku diskutuan për urat e reja të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes dy bashkive.

Dredha tha se në qendër të diskutimeve ishte mbështetja e komunitetit shqiptar në Milano, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm aty, për të kontribuar në inicimin e projekteve të reja në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, në fokus të vëmendjes ishin sektori i transportit publik dhe menaxhimi i mbetjeve.

“Diskutuam gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin e transportit publik dhe menaxhimit të mbetjeve, duke mos lënë mënjanë mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha të tjera të mundshme”, u shpreh Dredha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDumani pret delegacionin britanik: Ngritje e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor
Artikulli tjetërFOKUS – ”Volkswagen” ul ndjeshëm çmimin e makinave elektrike