Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 28 maj 2024

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/26 Diell re shi
Kukës 14/23 Diell re shi
Lezhë 16/26 Diell re shi
Dibër 13/23 Diell re shi
Durrës 17/27 Diell re shi
Tiranë 17/26 Diell re shi
Elbasan 16/27 Diell re shi
Berat 16/28 Diell re shi
Vlorë 16/24 Diell re shi
Korçë 10/22 Diell re shi
Gjirokastër 15/26 Diell re shi
Sarandë 17/25 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja vizitë në Parlamentin Hungarez: Trashëgimia kulturore, frymëzim universal
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/5/2024