Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/5/2024

MADRID (Spanjë) – Njohja e shtetit të Palestinës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia.

PEKIN (Kinë) – Vizitë e presidentit egjiptian al-Sissi dhe liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Tunizisë.

KARAÇI (Pakistan) – Gjykata e Lartë rifillon seancën për kufizimin e X në Pakistan.

TBILISI (Gjeorgji) – Parlamenti duhet të miratojë projektligjin për influencën e huaj.

MESEBERG (Gjermani) – Këshilli i Ministrave Franko-Gjerman nën presidencën e Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron.

NIKOSIA (Qipro) – Vizita e emirit të Katarit Tamim bin Hamad al-Thani.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Mbrojtjes të BE-së.

KALININGRAD (Rusi) – Pritet vizita e Rafael Grossi, kreut të IAEA, për diskutime mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhias.

PRAGË (Republika Çeke) – Kryeministri çek pret homologët e tij holandez, letonez dhe danez për blerjet e municioneve për Ukrainën./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 28 maj 2024
Artikulli tjetërNORVEGJI – Hyn në fuqi njohja e Palestinës si shtet