Ballina Bota

VARSHAVË – Polonia shpall planin 2,5 miliardë dollarësh për forcimin e kufirit lindor

VARSHAVË, 27 maj /ATSH-ANSA/ – Polonia njoftoi detajet mbi fortifikimin e planifikuar të kufirit të saj lindor.

Plani, i quajtur ”Protective Shield East” përfshin investime që arrijnë në rreth 2,5 miliardë dollarë për të mbrojtur 700 kilometra të kufirit të vendit dhe duhet të përfundojë deri në vitin 2028.

Ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz deklaroi se plani i ri do të përfshijë “fortifikime, lloje të ndryshme pengesash, por edhe sisteme ultramoderne të mbikëqyrjes ajrore”.

”Objektivi kryesor është parandalimi, por edhe mbrojtja e kufirit”, nënvizoi Wieslaw Kukula, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Polake.

Plani synon mbrojtjen nga sulmet e mundshme të befasishme, duke e bërë më të vështirë lëvizjen e trupave armike dhe duke përmirësuar pozicionet mbrojtëse.

Ushtarët dhe popullata civile gjithashtu duhet të mbrohen më mirë.

Polonia, anëtare e NATO-s, është afër Ukrainës, e cila po i shmanget një pushtimi të plotë rus për më shumë se dy vjet.

Polonia kufizohet gjithashtu me Bjellorusinë autoritare, aleatin e Moskës dhe enklavën ruse të Kaliningradit./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja: Komisioni i Posaçëm për mirëqeverisjen dhe Shqipërinë në BE në 2030-ën
Artikulli tjetërHasani: Objektivi historik, Shqipëria e 2030-ës anëtare me të drejta të plota në BE